SHOWBIZ / E Shtunë 21 Gusht 2021, 00:12

Nuk shfaqen bashkë shpesh, këngëtarja e njohur shqiptare shijon pushimet luksoze me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe, ku shihet duke kaluar çaste relaksi nën krahët e Albertit.

Në disa fotografi të publikuara në InsatStory, Shkurta shfaqet në pishinë, në një ambient mjaft luksoz në Ulqin.

Shkurta dhe Alberti i kanë pasur të pakta paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale, kjo pasi secili prej tyre kanë shprehur dëshirën për ruajtjen e privatësisë.

Megjithatë së fundmi, ata janë treguar më të hapur me fansat e këngëtares, duke publikuar herë pas here fotografi në shoqëri të njëri-tjetrit në Instagram.