SHOWBIZ / E Enjte 21 Dhjetor 2023, 19:07

Nuk do të mbani dot të qeshurën, Elvis Pupa thumbon veshjen e prezantueses së festivalit të fundvitit (Video)

Aktori i humorit Elvis Pupa përmes një video-je në profilin e tij në rrjetin social ‘Instagram’ ka ironizuar veshjet e prezantuesve në festivalin e fundvitit të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

I mbuluar me letër alumin, Pupa shton se është duke bërë prova sepse vitin tjetër do të prezantojë festivalin e këngës në RTSH.

Aktori ka bërë ironi me veshjen e moderatorëve të festivalit si Kledi Kadiu, Adriana Matoshi dhe Krisa Çaushi.

“Po bëj prova kostumit se vitin tjetër do prezantoj festivalin, do zoti nuk bie ndonjë shi se na bie ndonjë rrufe na shkrumboi na fiku derën. Stilist supermarketi i lagjes”.

Për më tepër ndiqni videon:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)