
Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jashari ka zgjedhur të reagojë përmes rrjeteve sociale, ku në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi me një mesazh kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fotografinë e publikuar shkruhet: “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

