
Halil Geci ka bërë një publikim që ka tërhequr vëmendjen, duke shpërndarë postimin e gazetarit investigativ Vudi Xhymshiti, i cili ngre një sërë pyetjesh në adresë të Richard Grenellit.
Në postimin e tij, Xhymshiti pyet se ku ndodhet Grenelli tani dhe çfarë do të thotë për të deklarata e Shteteve të Bashkuara për respektimin e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. SHBA-ja ka paralajmëruar gjithashtu masa sigurie lidhur me tubimet e 16 shtatorit në Kosovë.
Xhymshiti rikujton edhe deklaratat e mëhershme të Grenellit, i cili në korrik të këtij viti kishte deklaruar publikisht se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe kishte kritikuar shtyrjen e vendimit nga Gjykata Speciale.
Postimi i shpërndarë nga Geci vjen në një ditë të rëndësishme, kur në Hagë është shpallur aktgjykimi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Ku është Richard Grenell tani? A ju thoshte që ai po ju rren?”, shkruan Xhymshiti në postimin e tij.
