
Dënimet e dhëna nga Dhomat e Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin dhe tre ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së me 81 vite burg në total, dëshmuan edhe një herë ashpërsinë e shkallës së parë të drejtësisë ndërkombëtare.
Historia ka treguar se procesi i apelimit mund ta përmbysë tërësisht vendimin, si në rastin e Ante Gotovinës, gjeneralit që drejtoi Ushtrinë kroate përballë trupave serbe të mbështetura nga Beogradi dhe forcave rebele serbe të vetëshpallura në rajonin e Krajinës.
Operacioni i tij ushtarak “Stuhia” në vitin 1995 i dha fund luftës dhe riktheu sovranitetin e Kroacisë.
Pasi qëndroi katër vite në arrati, Gotovina u kap në Spanjë në vitin 2005. Në vitin 2011, Gjykata e Hagës e dënoi atë në shkallë të parë me 24 vite burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Përballe këtij dënimi, qeveria kroate ndërmori një mobilizim financiar dhe ligjor të paprecedent.
Zagrebi zyrtar angazhoi deri zyra prestigjioze ndërkombëtare si ajo amerikane Patton Boggs.
Ky reagim solli kthesën historike në nëntor të vitit 2012.
Dhoma e Apelit rrëzoi të gjitha akuzat për bombardime të paligjshme dhe e shpalli Gotovinën plotësisht të pafajshëm, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.
