
“Për Komandantin, kjo është veç një betejë më shumë.”
Kjo është mënyra se si po përshkruhet situata pas vendimit të sotëm, duke rikujtuar edhe rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovinës.
Gotovina ishte dënuar me 24 vjet burgim nga shkalla e parë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por më pas, në procedurën e apelit, vendimi u përmbys dhe ai u shpall i pafajshëm.
Shembulli i tij po rikthehet në vëmendje për të theksuar se një vendim i shkallës së parë nuk e përfundon domosdoshmërisht betejën juridike.
Në këtë kuadër, mbrojtja pritet ta vazhdojë rrugën ligjore përmes procedurave të apelit, ku vendimi mund të shqyrtohet dhe të kontestohet në përputhje me rregullat e procesit gjyqësor.
“25 vjet burg, me buzëqeshje” – një moment që, sipas mbështetësve, shihet jo si fundi i betejës, por si një tjetër etapë në rrugën juridike.
