SHOWBIZ / E Hënë 11 Shtator 2023, 00:12

Nga mali në resortet e luksit, ish-banorja e 'BBV' tregon metodën efektive se si mos të harxhoni shumë para gjatë pushimeve

Monika Lubonja në një studio televizive ka folur për pushimet verore. Aktorja tha se zgjodhi bregdetin shqiptar për pushime.

“Gjithmonë, kur kam ndërmend pushimet, natyra është e panegociueshme. Sepse, për këtë shkon në plazh e në mal, për të pasur kontakt me natyrën. Vetë qenia njerëzore është shumë e lidhur me natyrën. Nuk ka luks më të madh sesa kontakti me natyrën. Por, më pëlqejnë pak të zgjedhura (pushimet). E dua pak komoditetin”,- tha Monika, duke mos kursyen ironinë.

Por, sa shpenzojnë personazhet e njohur për pushime?

Monika flet troç: “Hamë një drekë të mirë. Nuk hamë darkën. Gjoja që do të mbajmë peris. A kemi ardhur për të thënë troç? E kemi derdhur lekun te dreka, mëngjesi është nga hoteli dhe kalon një vakt. Shumë qartë!”.