SHOWBIZ / E Enjte 4 Janar 2024, 19:07

Nën hetim nga SPAK/ Zbërthen "fijet" e Mamaqit me mikun e Ilir Beqajt, ja si restoranti i aktorit faturonte fatura fiktive për llogari të...

Nga 24 korriku e deri në 15 nëntor restoranti ku ortak është edhe aktori Ermal Mamaqi i quajtur 'ME’NAM' ka prere 3 fatura fiktive për llogari të Ermal Kurtulajt i cili është bashkëpunëtor më i ngushtë i ish-ministri të shëndetësisë Ilir Beqaj.

Nga të dhënat e administruara dhe ato të marra në sistemin e tatimeve "Portali Qendror për Kontroll dhe Menaxhim" ndryshe "Fiskalizimi" SPAK ka arritur të zbulojë faturat dhe shifrat përkatëse.

Konkretisht me datën 19 korrik të vitit 2023 në orën 20:04 minuta shoqëria tregtare ME'NAM ka lëshuar faturën me vlerë 116.816 lek. Këtë fatura e ka lëshuar kundrejt subjektit me NIPT: L31404451A e cila rezulton në emër të Mira Topçiut që gjithashtu është pjese e SASPAC-Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit e Ndihmës.

Fatura e dytë e lëshuar nga shoqëria ME’NAM mban datën 23 tetor. Kjo faturë është mban vlerën e 93600 lekësh e cila është leshur kundrejt  subjektit me NIPT  L72111451K  e cila rezulton në emër të shtetases  Genola Velo që është pjese e SASPAC-Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit te Ndihmës.

Fatura e trete Fiktivë e lëshuar nga shoqëria ME’NAM mban datën 15 Nëntor në orën 12:20 minuta.

Kjo faturë është lëshur kundrejt subjektit me NIPT L72917340J ku rezulton si Koordinator Projekti shtetasi Edmond Sinani që është pjesë e SASPAC-Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit te Ndihmës. Kjo faturë mban vlerën 115500 lek.

Gjatë përllogaritjes rezulton së nga kjo shoqëri janë leshur fatura fiktive me vlerë 325.916 lek.