
Këngëtari shumë i dashur për publikun, Shkumbin Ismaili ka humbur një nga njerëzit e tij të afërt. Ismaili përmes një postimi të bërë ka treguar se mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë gjyshi i tij.

Tutje ai ka publikuar edhe një fotografi pranë tij, teksa shihen gjatë një momenti pune në studion e këngëtarit.
“Prehu në paqe gjysh”, ka shkruar këngëtari.

