Krahas Neda Ballukut edhe Aulona Musta do të jetë opinioniste e këtij sezoni në “Për’puthen. Aulona në nisje të programit të së hënës zhvilloi një takim 4-minutësh me bashkëshortin e saj, Tomin, të cilit i tha “porositë” pas angazhimit të ri në agjendën e saj të ngarkuar.
“Është shumë kënaqësi që do të jem më Nedën. Nuk besoj se do kapemi për flokësh, po çfarë s’bën vaki. E ndoqa që javën e parë se më tërhoqi, më ka pëlqyer kasti, më duken më të rritur më të pjekur. Më mbante të mbërthyer para TV dhe krijova opinione me shumicë që kam fatin t’i them këtu.”, tha Aulona.