SHOWBIZ / E Diel 24 Shtator 2023, 18:06

Mbyteni me like se do fitoj, ish-banori i Big Brother VIP 2 shpall konkurrimin në Dancing with the stars

Këtë sezon në "Dancing with the stars" mesa duket do të shohim jo një, por tre ish-banorë të "Big Brother VIP 2". Konkurrenti që është zbuluar sot është Ronaldo Sharka.

Ronaldo ka postuar videon nga faqja zyrtare e Dancing dhe fton ndjekësit të bëjnë like e komente duke u shprehur i bindur për fitoren.

Kujtojmë që dy ish-banorët e tjerë nga BBV2 që do konkurrojnë në DWTS janë edhe Armaldo Kllogjeri dhe Elvis Pupa.