SHOWBIZ / E Hënë 25 Shtator 2023, 03:03

Jo vetëm në "Portokalli", Visjan Ukcenajn do ta shohim edhe në këtë program të "Top Media"

Një video e publikuar nga aktorët e "Portokalli" pak ditë më parë, teksa programi i humorit është në prag të nisjes, tregonte se kastit i është bashkuar edhe Visjan Ukcenaj, personazh mjaft i njohur i ekranit për punën së fundmi në "Klanifornia", për postimet në rrjetet sociale dhe projektet në muzikë. 

Këtë Visjani e ka konfirmuar edhe vetë ditën e sotme në një intervistë telefonike në "Live From Tirana" me Eni Shehun, në Top Albania Radio, teksa është shprehur mjaft i lumtur që është bërë pjesë e programit ikonik të humorit dhe tashmë është i përqëndruar totalisht aty. 

Gjithsesi, nga ana tjetër, komediani zbuloi se do të bëhej pjesë edhe e "Top Albania Radio", pjesë e një prej emisioneve më të njohura aty. Kështu, atë do ta shohim në studion e radios cdo të martë në "Ndryshe", krah Adi Pojanës, Salsano Rrapit, Anxhela Baxhijas dhe Dj Vinit, të cilët e drejtojnë suksesshëm këtë program prej disa kohësh tashmë, ndërkohë në lidhje me këtë eksperiencën të re, Ukcenaj u shpreh: 

"Jam i lumtur që do jem aty (në radio). Është një risi. Do të ketë doza, ngjyra të reja si emision. Do të ketë aktualitetin, por mbi të gjitha do të jetë futja e personazheve të ndryshme që do flasin për problematika të ndryshme, duke u bërë pjesë e këtij formari. “Ndryshe” do të jetë më ndryshe. Mendonim se kimia ishte notën kaluese, por kur e provuam dje morëm notën 10."