
Ajo është ndër balerinat më të talentuara të Teatrit të Operas dhe Baletit, një artiste e jashtëzakonshme që i ka dhënë aq shumë skenës shqiptare ndër vite, por rrga e artit s'ka qenë aspak e lehtë për Isida Mollaymerin dhe për këtë arsye nuk do të donte që fëmijët e saj të ndiqnin hapat e saj. E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” ajo foli rreth sfidave me të cilat i duhet të përballet një balerinë.
"Unë them gjithmonë se nëse do të kem fëmijë në të ardhmen nuk do ta fusja asnjë në balet. Kurrë. As në art sepse është lodhje fizike, psikologjike dhe shpirtërore. Artisti është në brengat e veta, dilemat e veta dhe nuk vlerësohet financiarisht aq shumë sa duhet. Janë shumë gjëra. Nuk do të doja kurrë që ai të vuante gjërat që kam vuajtur unë. Nuk do të doja që t'i kalonte. Edhe pse mendoj se sfidat të rrisin e të bëjnë njëri më të përgjegjshëm dhe më të pjekur."-rrëfeu ajo.
Më pasndau një moment të vështirë në karrierën e saj. "Po jepja shfaqje ditën kur Agron Aliaj humbi jetën. Të gjithë ishim në dilemë ta anulojmë, të mos e anulojmë. U kujtuam që ai gjithmonë thoshte “Gjithçka që të ndodhë shfaqja duhet të vazhdojë”."-përfundoi ajo.
