
Të gjithë me siguri e dini që marrëdhënia mes Princit Harry dhe familjes së tij, që pas largimit të djalit të vogël të Mbretit Charles III nga mbretëria dhe detyrat e monarkisë, ka qenë e mbushur me tension dhe në qendër të vëmendjes së gjithë mediave, sidomos atyre britanike. Sikur të mos mjaftonte vendimi për t'u shpërngulur në LA me Meghan Markle, bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, Harry prodhoi së bashku me Netflix dokumentarin tashmë të famshëm ku flisnin për "keqtrajtimi" që ish-aktorja mori në Mbretërinë e Bashkuar, madje edhe nga pjestarë të monarkisë, ndërsa publikoi edhe librin "Spare", të mbushur me detaje nga jeta si pjesë e familjes më të njohur në botë, me plot sekrete e të pathëna.
Këto dy projekte e kanë "krisur" marrëdhënien e Princit me familjes, sidomos me vëllain William akoma edhe më shumë, ndërsa së fundmi, duket se Harry-t po i mungon "jeta e tij e vjetër" dhe është "duke pritur me padurim një thirrje nga babai ose vëllai", pasi shpreson të kthehet në UK.
Burime pranë Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it për revistën "Heat", thonë se Harry shpreson të gjejë një “kompromis" me Meghan, sa i përket kthimit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë nga ana tjetër kjo nuk do të thoë që ata do të braktisin projektet e tyre dhe kontrata multimilionëshe, tashmë të nënshkruara. Së fundmi, cifti po përpiqet që të riparojë reputacionin e tyre në Hollywood, madje për të siguruar akoma më shumë “marrëveshje fitimprurëse”, megjithatë raportohet se Harry është “duke ndier i humbur në Los Angeles”.
Për këtë arsye ai do të nisë të kthehet më shpesh në Mbretërinë e Bashkuar, teksa burimet thonë: "Ai e di se duhet të qëndrojë pas Meghan dhe ta mbështesë atë në jetën e tyre të re, por atij i mungon shtëpia dhe shpreson përgjithmonë për thirrjet nga babai dhe vëllai i tij sesa të mos vijnë kurrë."
