SHOWBIZ / E Diel 12 Shtator 2021, 12:12

Gjykata greke jep vendimin për bashkëshortin e Angela Martinit

Bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare, Angela Martini, nuk do të ekstradohet në Rumani. Gjykata greke, më në fund ka dhënë vendimin për Drago? S?vulescu dhe, siç mësohet nga mediat vendëse, ka hedhur poshtë kërkesën e Rumanisë për ekstradimin e S?vulescu-t.

Biznesmeni dhe producenti i filmave, Drago? S?vulescu, dhe bashkëshortja e tij, Angela Martini, ish Miss Universe Albania, kanë njoftuar se një gjykatë greke ka bllokuar përsëri një përpjekje të Rumanisë për ekstradim.


Vendimi i fundit shënon herën e dytë që një gjykatë evropiane refuzon një ekstradim. Në rastin e Drago? S?vulescu-t, ky është një rast unik dhe, i paprecedentë: “Një maskaradë gjyqësore që ka prekur jetën time për 16 vjet“,- mësohet se është shprehur S?vulescu në në dëshminë e tij (deklarata është bërë publike për Romania TV).

Gjykata e Apelit e Detit Egje në Syros, në vendimin e saj, tha se Rumania nuk ka fuqinë të detyrojë ekstradimin e tij nga Greqia. Në të njëjtën kohë, magjistratët grekë urdhëruan tërheqjen e menjëhershme të urdhër-arrestit nga Rumania.