SHOWBIZ / E Mërkurë 15 Shkurt 2023, 18:06

FOTO/Ricardo Kaka bëhet baba për herë të katërt, zbulon emrin e vajzës së porsalindur

Ish-futbollisti i njohur, Ricardo Kaka, është bërë baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij, modelja braziliane, Carol Dias ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku.

Çifti janë bekuar me një vajzë, të cilën e e kanë pagëzuar me emrin, Sarah.

“13.02.23 lindi Sara. Faleminderit Zot për këtë bekim”, ka shkruar modelja krahas fotove të vogëlushes së porsalindur në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Carolina Batista Leite (@diasleite)

Ricardo Kaka ka edhe dy fëmijë të tjerë nga marrëdhënia me Caroline Celico, me të cilën ishte i martuar nga 2005 deri më 2015. /abcnews.al