SHOWBIZ / E Hënë 25 Shtator 2023, 03:03

Fjolla Morina me dedikim të veçantë për partnerin, ja detaji i ëmbël

Këngëtarja Fjolla Morina prej kohësh ka prezantuar me partnerin e saj. Morina publikoi pak javë më parë në mediat sociale një selfie në krahët e tij ku shihen në një ambient romantik e të zbukuruar me tullumbace.

Partneri i saj i ri duket të jetë i panjohur në botën e shoëbizit teksa krah fotos Fjolla shkroi vetëm: “Zemra ime”.

Mirëpo, pas tyre në mur është shkruar me tullumbace “Nuse e ardhshme(Bride to be)”, duke ngritur aludime se ata po mendojnë për martesë.

Sakaq, sot Fjolla ka ndarë një foto me partnerin e saj duke e uruar për ditëlindje dhe për përvjetorin e tyre, duke lënë të kuptohet se kanë kohë bashkë.

“Sot kemi një festë të dyfishtë. Ditëlindjen tënde dhe përvjetorin tonë deri në pafundësi!”- shkruan Fjolla.