SHOWBIZ / E Hënë 25 Shtator 2023, 03:03

Emina Cunmulaj pjesë e eventit të rëndësishëm të bukurisë në SHBA!

Emina Cunmulaj vijon të na bëjë krenarë!

Modelja shqiptare do jetë pjesë e jurisë së eventit të rëndësishëm të bukurisë "Miss USA 2023". Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e kompeticionit në Instagram.

Në postimin në fjalë ata shprehen me superlativa për shqiptaren. Krah saj do jenë edhe emra si Patrick Starrr, Nicole Miller apo Vivica A. Fox.

"Na ndihmoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj Nazarian në panelin e gjykimit të Miss USA 2023. Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, u bë e njohur në moshën 15-vjeçare duke fituar Elite Model Look Yugoslavia në vitin 2001. Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, është shfaqur në kopertinat e Vogue, Marie Claire, etj. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë. Ajo themeloi fondacionin 'Emina's Hand Foundation', shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin 'Fundjavë Ndryshe', mbështet edukimin përmes fondacionit 'Nazarian Family Foundation', mban një vend në bord në 'Baptist Health Foundation', duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit."-thuhet në postim.

Ne shpresojmë që Emina të shkëlqejë si cdo herë tjetër!