SHOWBIZ / E Premte 27 Gusht 2021, 14:02

“Do doja t’i përqafoja të gjithë”/ Arbana Osmani i uron mirë se ardhjen afganëve dhe ndan foton e veçantë të një nëne afgane me fëmijën në krah

Mëngjesin e sotëm, pas orës 03:00,  në Shqipëri mbërritën 121 afganë. Bëhet fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli.

Ata u pritën nga kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ndërkohë personazhe të tjerë public i kanë mirëpritur nga rrjetet sociale dhe një prej tyre është Arbana Osmani.Moderatorja shumë e dashur e publikur shqiptarë ka ndarë foton e një nënë afgane me fëmijën në krah ku shkruan: Do doja shumë t’i përqafoja të gjithë këta njërëz. Mirë se vini!