Ylli Limani ka festuar ditëlindjen. Shumë fytyra publike zgjodhën që ta urojnë artistin, ku ndër to ishte edhe Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj.
Me postimet e tyre ata zbuluan dhe disa momente nga dasma sekrete në Toskana të Italisë, ku Ylli ka performuar me çiftin.
“Tregoi njerëzve se kur del kënga jonë se po presin.”, shkroi Arbana krah njërës prej fotove.
Nga ana tjetër Eduarti në foton e tij përveç urimit për Yllin me humor ka shkruar: “Mos e publiko këngën me Arbanën pa dalë dueti jonë.”