SHOWBIZ / E Hënë 25 Shtator 2023, 03:03

Dea Mishel rrëfen se si policët kanë qenë të vetmit që "i kanë rregulluar ditën" kohët e fundit!

Zakonisht kur të ndalon një efektiv i Policisë, një patrullë apo detyrohesh të ndalosh në një postobllok, është sepse ose ke bërë dicka gabim në rrugë ose sepse ata mendojnë që duhesh kontrolluar, gjë që nuk është asnjëherë pozitive. Megjithatë ka edhe momente, si në rastin e Dea Mishel, kur policët në fakt të ndalojnë edhe të "rregullojnë ditën".

Eskperiencën e saj finalistja e "BBVIP" e ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ku tregon dy situata që i kanë ndodhur kohët e fundit, teksa komunikimi me efektivë të ndryshëm e ka bërë të qeshë apo të ndihet më mirë, edhe për këtë arsye ajo mendon se policët janë ndër pjestarët më "funny" të shoqërisë. 

Okay, ndoshta ata nuk do bënin të njejtën gjë me dikë që nuk ka qenë në "Big Brother" ose që mund të duket sic thamë, disi i dyshimtë, ama me Dean polici i parë "qau hallet" e saj në semafor.

Ndërsa i dyti, epo pati një batutë të shpejtë dhe shumë efikase. 

Megjithatë, mos e provoni sa herë që shihni polica këtë, lexoni situatën... /News31