
2 ishulloret më pak të votuara nga publiku janë Sofiela dhe Artemis
Djemtë e vilës duhet të marrin vendim se cila prej vajzave duhet të qëndrojë sonte dhe cila prej tyre do të bëjë gati valixhen për të dalë. Për të marrë këtë vendim ata janë zhvendosur në sallon dhe japin argumentat e tyre për secilën vajzë.
Ja mendimet e opinionistëve se kush vajzë do të largohet sonte:
Dalina: Sofielës ja dhanë një shans nuk do ja japin më. Djemtë më duken shumë të mirë dhe po e mbrojnë Sofielën.
Olti: Do ishte dinamikë për të larguar Artemis, por nuk e besoj. Mendoj që do largohet Sofiela. Ata po votojnë një vajzë që nuk bëhen dot çift.
Emrin e vajzës ka vendosur ta thotë Denisi dhe në një vendim të përbashkët ata kanë vendosur të largojnë nga vila Artemis.
Ndiqni live spektaklin më të madh të dashurisë Love Island në Tv Klan./LoveIslandAlbania
