
‘Kënga Magjike’ ka marrë një vendim të papritur!
Sipas ‘Prive’, producenti i një prej festivaleve më të njohura dhe të rëndësishme të muzikës shqiptare, Ardit Gjebrea ka vendosur ta anulojë këtë vit.
Sipas të njejtit burim, ‘Kënga Magjike’ ndryshe nga vitet e kaluara duket se këtë vit ka mungesë organizimi dhe interest të ulët për të marrë pjesë.
Gjebrea ka njoftuar se festivali do të organizohet vitin që vjen.
Kjo është pauza e dytë që ‘Kënga Magjike’ bën në organizim, pas asaj të parës të bërë në vitin 2020, për shkak të pandemisë.
