SHOWBIZ / E Enjte 21 Dhjetor 2023, 19:07

Archie edhe pse 4 vjeç kërkon dhuratë të shtenjtë për festa, Meghan: Nuk do ta ketë kurrë

Archie i vogël do të zhgënjehet shumë kur poshtë pemës për festa kur nuk do të gjejë dhuratën që kishte dëshiruar.

Djali i princit Harry dhe Meghan edhe pse është vetëm 4 vjeç ka kërkuar një dhuratë të shtrenjtë.

Gjatë një takimi dukesha e Sussex-it ka rrëfyer për dëshirën e djalit të saj, i cili për festa dëshiron një aparat fotografik profesional që kushton mbi 8 mijë euro.

Meghan ka treguar se i ka thënë djalit të saj që nuk do ta kishte kurrë as për Krishtlindje. Meghan dhe Harry do të kalojnë Krishtlindjen së bashku me fëmijët e tyre në Kaliforni.