SHOWBIZ / E Hënë 13 Shtator 2021, 20:08

Aktori i njohur i serialeve turke vazhdon të tregojë me krenari prejardhjen e tij, shfaqet me varësen që ka shqiponjën dykrenare në të

Aktori i njohur i serialeve turke, Burak Yoruk, dita-ditës po e tregon me krenari prejardhjen e tij shqiptare. Së fundmi, artisti publikoi në llogarinë e tij në Instagram një video nga makina.

Artisti shfaqet me një varëse në qafë, e cila ka simbolin e shqiponjës dykrenare në të. Për më tepër, Burak e ka mbajtur varësen edhe gjatë xhirimeve të serialit turk “Ask Mantik Intikam”, në të cilin luan rolin e “Çinar”.

Para pak kohësh, artisti ndau me të gjithë ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram një foto të vetes krahas së cilës shkruante në shqip: “Djali i nënës”.

Më pas, në një video të postuar në Instastory, ai tregoi flamurin shqiptar që valëvitej në një dasmë. Në sfond të videos dëgjohej po ashtu një këngë popullore shqiptare.

Gjatë një interviste të dhënë disa kohë më parë, Burak tregoi se nëna e tij është me origjinë shqiptare. Ai madje tregoi se di disa fjalë në shqip, kur tha: “Ç’ka bon, mirë, ti qysh je?”.

Burak e ka nisur karrierën si aktor në kinematografi që në moshën 7-vjeçare, që në vitin 2002 e që nga ajo kohë, ka luajtur shumë role.