SHOWBIZ / E Mërkurë 3 Janar 2024, 16:04

2 muaj pas ndarjes, Neymar do bëhet baba për herë të tretë me modelen që tradhtoi partneren

Neymar dhe Bruna Biancardi i dhanë fund marrëdhënies së tyre në nëntor. Arsyeja e ndarjes u tha se ishin lajmet për tradhti. Lajmi i ndarjes së tyre erdhi vetëm një muaj pasi dyshja ishin bërë prindër të një vajze.

Por tani raportohet se Neymar do bëhet baba sërish. Media braziliane LeoDias thotë se nëna e fëmijës është një modele që është tre muajshe shtatzënë. Lajmi i shtatzënisë erdhi si një surprizë për futbollistin, i cili aktualisht po rikuperohet nga operacioni në gju.

Thuhet se modelja braziliane mbeti shtatzënë kur dyshja kishin një aferë.

Neymar është edhe babai i 12-vjeçarit Davi Lucca.