
Harroni sallatat dietike, mishin pa dhjamë apo çajin jeshil.
Mesa duket çelësi i suksesit në misionin e të rënit në peshë qëndron tek një gr usht me arra.
Sipas ekspertëve, ky nuk është përfitimi i vetëm që arrat i ofrojnë organizmit.
Arrat janë të pasura me yndyrna polio-të-pangopura, të cilat i bëjnë mirë shëndetit të zemrës dhe ulin kolesterolin.
Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit e mjekësisë të analizuan të dhënat e 245 personave mbipeshë dhe ob ezë.
Pjesëmarrësit në studim ishin të moshave nga 22 deri në 72 vjeç.
Ata iu nënshtruan tre regjimeve të ndryshme ushqimore.
Regjimi i parë ofronte ushqime me pak yndyrë por të pasura në karbohidrate.
I dyti ofronte pak karbohidrate dhe ushqime me një nivel të lartë yndyre.
Regjimi i tretë ishte i pasur me arra dhe nivel të ulët karbohidratesh.
Ata që ndoqën këtë regjim, konsumonin rreth 40 gramë arra në ditë.
Kjo sasi është e barazvlefshme me një gr usht e gjysëm arrash.
Në harkun kohor të gjashtë muajve pjesëmarrësit që ndoqën regjimin me arra humbën njësoj peshë si grupet e tjera me dietë.
Ndërkohë, përveç rënies në peshë, grupi i tretë pati më shumë përmirësime në nivelin e kolesterolit në krahasim me grupet e tjera.
Kolesteroli i k eq u ul ndjeshëm tek personat, organizmi i të cilëve ishte më i prirur ndaj diabetit.
Kjo nuk do të thotë se mund ta teproni me ushqimet me yndyrë,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.
