
Dëshironi të dini se çfarë do të thotë nëse
ëndërroni që dikush ju ndjek ose që jeni xhveshur në publik? Më poshtë lexoni
për kuptimin e këtyre dhe 8 ëndrrave të tjera që ne shpesh ëndërrojmë.
1. Ëndrrat për rënien apo mbytjen
Këto ëndrra janë ndër më të zakonshmet dhe
janë të lidhura me mitin që mund të vdisni vetëm në ëndrrat tuaja nëse bini ose
mbyteni. Zakonisht këto ëndrra shoqërohen nga frika, edhe pse kjo nuk është e
nevojshme. Interpretuesit e ëndrrave thonë se këto lloj ëndrrash kërkojnë që ju
të vlerësoni situatën aktuale në jetën tuaj. Ka shumë të ngjarë që nuk ndjeheni
mjaft i sigurtë ose nuk keni mbështetjen e nevojshme, edhe pse këto ëndrra mund
të shfaqen edhe kur ju gjeni veten në një situatë të re dhe është e lidhur me
emocione të reja.
2.Ndjekje
Ëndrrat në të cilat dikush na ndjek mund të
jetë një përvojë e tmerrshme që kufizohet me një makth, por për fat të keq janë
shumë të zakonshme. Personi që na ndjek mund të jetë dikush i njohur ose i
panjohur për ne, por mund të jetë gjithashtu një kafshë ose një fantazëm.
Këto ëndrra tregojnë se dikush ose diçka (mund
të jenë edhe emocionet tona) po na kërcënon në jetën tonë reale.
3. Sëmundje ose vdekje
Në këto ëndrra, dikush afër jush ose edhe ju
vetë do të sëmuret ose do të vdesi. Këto ëndrra janë relativisht të zakonshme
dhe shpesh lidhen me frikën e sëmundjeve të ndryshme ose humbjen e të dashurve
tuaj në jetën reale. Ne gjithashtu mund t’i kuptojmë këto ëndrra si një
paralajmërim për një kujdes më të mirë të shëndetit tonë.
Nëse dikush tjetër po vdes në ëndrrat tona,
kjo mund të përfaqësojë gjithashtu një pjesë të personalitetit tonë që po
zhduket për shkak të ndryshimeve të rëndësishme në jetë. , ju lutemi na ndihmoni që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë. Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
