SHËNDET / E Martë 2 Mars 2021, 03:03

Hani vezë në mëngjes? Duhet ta lexoni patjetër çfarë i bën trupit tuaj kjo rutinë

Veza përmban të gjithë përbërësit e nevojshëm për një dietë të ekuilibruar. Një vezë përmban 71 kalori, 13 vitamina dhe minerale thelbësore, proteina të cilësisë së lartë, yndyrna të pangopura, omega-3 esenciale (DHA) dhe antioksidantë: luteinë dhe zeaksantinë (karotene me veti të mundshme anti-kanceroze dhe sigurisht përfitime për shikimin e mirë).


Por studime të mëparshme kanë treguar se veza ndikon në rritjen e kolesterolit. Sidoqoftë, të dhënat e fundit shkencore e kanë cilësuar vezën si një supërushqim shumë të vlefshëm.



Përveç kësaj, shkencëtarët e kanë klasifikuar atë në kategorinë e “ushqimeve me dendësi të lartë të lëndëve ushqyese”, pasi është e pasur me vitamina, minerale dhe përbërës të tjerë me veti të dobishme.

Kohët e fundit, një studim zbuloi se veza jep përfitime ne shëndetin kardiovaskular duke ulur rrezikun e goditjes në tru.