Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare, një recetë e thjeshtë, e lehtë por me një shije perfekte, e cila padyshim do t’ju hapë oreksin për ta provuar menjëherë.
PËRBËRËSIT:
500 g speca
4 domate
1 qepë
2 hudhra
300 g gjizë
Vaj ulliri
Trumzë
Kripë
Piper
PËRGATITJA: Pastrojmë dhe presim specat në copa, gjithashtu edhe qepë, hudhrën dhe domatet pasi u kemi hequr lëkurën në ujë të nxehtë.
Në tigan kaurdisim specat me pak kripë dhe më pas i heqim nga tigani, po aty shtojmë qepën , kripë, piper, domaten dhe trumzë. E ziejmë disa minuta dhe në fund shtojmë gjizën dhe specat,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.