
Deputeti i PD-së Luan Baçi ka vizatuar në Spitalin memorial të Fierit, kryetarin e degës lokale të Partisë Demokratike, Rrapi Gjika, pasi ky i fundit kaloi një komplikacion shëndetësor dhe iu shpëtua jeta falë një ndërhyrje kirurgjikale të mjekëve.
Baçi shkruan se Gjika pësoi një infarkt dhe kishte një rrezik të lartë për jetën e tij. Më tej deputeti demokrat, ka falenderuar mjekun Viktor Gjini për konstatimin e diagnozës dhe kirurgun Edisonin, i cili bëri ndërhyrjen e suksesshme dhe vazhdon ecurinë e mjekimit.
Po ashtu Baçi, ndryshe nga kolegët e tjerë të PD-së, shkruan se ka fjalët më të mira për Spitalin Memorial, ku sipas tij është shembull shumë pozitiv dhe është në shërbim të qytetarëve.
Sot vizitova ne Spitalin Memorial, ne Fier, kolegun dhe mikun tim dhe te shume demokrateve, kryetarin e deges Fier z Rrapi Gjika, te zgjedhur me nje anetare, nje vote, nga qindra demokrat Fierak, ne kohen e rithemelimit, kur partia demokratike, ishte pa vule, pa zyre, pa sigel, pasi i kishte uzurpuar Rama, me ane te Bashes dhe pasuesve te tij, “demokrateve” te shitur tek Rama!
Nje ifarkt i papritur dhe me rrezik te larte sipas mjekeve, ishte shkaku i shtrimit te tij ne spital.
Kryetar Rrapit i uroj te shkuara dhe rikuperim sa me te shpejte te shendetit te tij.
Nje falenderim te sinqerte, per mikun tone doktor Viktor Gjinin, per konstatimin e diagnozes dhe reagimin e shpejt te tij, ne dergimin te spitali Memorial,
I veçante falenderimi dhe mirenjohja, per doktor Edisonin, qe beri nderhyrjen e suksesshme dhe vazhdon ecurin e mjekimit
Gjitheashtu fjalet me te mira per stafin drejtues dhe personelin e ketij spitali, qe eshte nje shembull shume pozitiv, ne sherbimin ndaj qytetareve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
