
Një aeroplan i vogël turistik u rrëzua sot ndërsa fluturonte mbi Vijat Nazca (një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike ku ndodhet një seri gjeoglifesh të lashta të qytetërimit Nazca),
në provincën me të njëjtin emër në Perunë jugore.
Lajmin e raportoi kanali shtetëror TVPeru.
Aeroplani mbante në bord 11 pasagjerë dhe dy pilotë.
“Njëmbëdhjetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën”, u tha komandanti i policisë Jorge Andrade gazetarëve në vendin e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
