LAJME / E Shtunë 1 Gusht 2026, 22:10

Cristiano Ronaldo tallet me djalin gjatë pushimeve: “Ende jo!”

Cristiano Ronaldo po shijon disa ditë pushimi në Mallorca së bashku me familjen, ndërsa ka ndarë në rrjetet sociale një moment që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Sulmuesi portugez publikoi një foto ku shfaqet krah djalit të tij, Cristiano Ronaldo Jr., teksa të dy pozojnë pa bluzë duke treguar formën fizike.

Me humor, ylli i futbollit shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Ende jo!”, duke bërë shaka për diferencën fizike mes tij dhe djalit 16-vjeçar, i cili po rritet me ritme të shpejta.

Cristiano Jr., i lindur në vitin 2010, po ndjek hapat e të atit në futboll dhe aktualisht është pjesë e akademisë së Al Nassr, klubit ku aktivizohet edhe Ronaldo. Adoleshenti synon që një ditë të luajë në nivelet më të larta dhe të ndajë fushën me babanë e tij.


Postimi ka marrë mijëra reagime nga tifozët, të cilët kanë vlerësuar marrëdhënien e ngushtë mes babait dhe djalit, si edhe zhvillimin fizik të Cristiano Jr., i cili tashmë është mbi 1.88 metra i gjatë dhe i afrohet gjatësisë së Ronaldos.

Familja Ronaldo po kalon pushimet në Mallorca së bashku me Georgina Rodríguez, ndërsa mediat ndërkombëtare vijojnë të spekulojnë për një martesë të mundshme të çiftit, pas fotografive ku futbollisti është parë me një unazë diamanti në dorë.