
Pak ditë më parë, Yll Limani dhe Rina Balaj publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor. Kimia mes dy artistëve në videoklip tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke nxitur aludime të shumta në rrjet për një romancë të mundshme mes tyre.
Mes këtyre spekulimeve, gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një foto ku pretendohet se Yll Limani është fotografuar në Spanjë, duke ecur dorë për dore me Rina Balajn në breg të detit.
Megjithatë, fotografia nuk është reale. Bëhet fjalë për një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, i cili është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka mashtruar jo pak ndjekës.
Pavarësisht zhurmës që ka shkaktuar imazhi, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim se mes Yll Limanit dhe Rina Balajt ka një lidhje romantike.

Për momentin, dy artistët janë të lidhur vetëm nga bashkëpunimi i tyre muzikor, ndërsa fotografia virale rezulton të jetë produkt i inteligjencës artificiale dhe jo një moment i vërtetë nga pushimet e tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
