LAJME / E Shtunë 1 Gusht 2026, 20:08

Bulqizë: Brigadieri i minierës ra në galerinë vertikale, e mbuluan mineralet dhe u zhduk

Ngjarje dramatike sot në Bulqizë ku një burrë ende i ri, 40 vjeç, është zhdukur dhe dyshimet janë se kromi e ka zënë nën vete ndërsa punonte në minierë.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi Ilir Kolaveri, 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Brigadieri ka rënë në një galeri vertikale që hapet nga poshtë-lart për të lidhur dy nivele të ndryshme të minierës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit.

Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE