
Dita e 63-të e rezistencës popullore mblodhi një masë të madhe qytetarësh shqiptarë në shesh, teksa iu bashkua edhe Diaspora në revoltën e deklaruar kombëtare.
Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ku shprehën pakënaqësinë e tyre me qeverinë dhe klasën politike, duke deklaruar largimin e tyre.
Aktivisti Arben Kola shpjegoi pse protestohet, duke theksuar se Diaspora nuk do e braktisë kurrë sheshin edhe nëse shqiptarët brenda atdheut nuk rezistojnë. Ai tha se Rama do rrëzohej me siguri.
“Mërgata sot është e pranishme fuqimisht, nga Gjermania, Italia, Anglia, Holanda, Kanadaja, SHBA-ja, Zvicra Mërgata nuk do e lërë Shqipërinë në dorë të tradhtarëve si Ramovici, Ferit Hoxha dhe tradhtari tjetër Bajram Begaj. Ata mund ta nënshtrojnë një pjesë të shqiptarëve brenda Atdheut, por jo ata jashtë atdheut. Shumë shqiptarë janë skeptikë, por të jeni të sigurt që do e rrëzojmë një ditë”, tha Kola.
Më tej ai shpjegoi se Rama do shpallej “non grata” për tradhti kombëtare, së bashku me ministrin Ferit Hoxha dhe presidentin Begaj.
“Me shqiptarët e mërgatës dhe ata jashtë do e hedhin Ramën jo vetëm nga karrigia, por t’i shpallim edhe non grata, për tradhti të lartë ndaj atdheut”, u shpreh ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
