
LEZHË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e së shtunës në Lezhë, pranë Urës së Milotit.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Lezhës, dyshohet se objektiv ka qenë një 30-vjeçar nga Rubiku, i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”.
Ndërkohë, edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, ishte në lëvizje me një tjetër automjet tip “Audi”.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia bën me dije se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Policia e Lezhës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
