LAJME / E Diel 2 Gusht 2026, 15:03

LAJM I KEQ për sallat e dasmave, këngëtarët dhe sallonet e ondulimit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjitha bizneset dhe individët që ofrojnë shërbime gjatë sezonit të dasmave dhe ahengjeve, duke bërë të ditur se kontrollet në terren janë intensifikuar dhe se do të monitorohen të gjitha aktivitetet që gjenerojnë të ardhura.

Sipas ATK-së, në fokus të kontrolleve do të jenë sallat dhe hotelet ku organizohen dasma, këngëtarët, grupet muzikore, DJ-të, videografët, fotografët, sallonet e bukurisë, frizerët, grimerët, organizatorët e eventeve, dekoruesit e ambienteve, kompanitë “Rent a Car”, ëmbëltoret, luleshitësit, si dhe bizneset e tjera që ofrojnë shërbime për organizimin e ceremonive.

Një nga mesazhet më të forta të ATK-së ka të bëjë me përdorimin e rrjeteve sociale si burim informacioni gjatë verifikimeve tatimore. Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe një fotografi apo video e publikuar në Facebook, Instagram, TikTok ose platforma të tjera mund të shërbejë si indicie dhe të përdoret gjatë procesit të verifikimit të aktiviteteve ekonomike dhe të ardhurave të padeklaruara.

Administrata Tatimore ka theksuar se synimi i këtyre veprimeve është luftimi i ekonomisë joformale dhe rritja e përmbushjes së obligimeve tatimore nga të gjithë ata që realizojnë të ardhura nga aktivitetet e tyre.

Përveç kontrolleve në terren, ATK u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionin duke raportuar rastet kur dyshojnë për mosdeklarim të të ardhurave apo shmangie të detyrimeve tatimore. Raportimet mund të bëhen përmes platformës “Denonco” ose përmes qendrës së thirrjeve të ATK-së.

Autoritetet rikujtojnë se çdo biznes dhe çdo person fizik që ofron shërbime me pagesë është i obliguar të deklarojë të ardhurat dhe të përmbushë detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

ATK ka bërë të ditur se veprimet operative do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit veror, me fokus të veçantë në aktivitetet që zhvillohen gjatë fundjavave dhe në periudhat kur organizohen më shumë dasma dhe ahengje familjare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE