LAJME / E Hënë 15 Qershor 2026, 12:12

Zbulohet kush ishte shkaku i protestës në koncertin e Ylli Limanit, prezenca e Belinda Ballukut me bandën e saj

Zbulohet kush ishte shkaku i protestës në koncertin e Ylli Limanit, prezenca e Belinda Ballukut me bandën e saj në koncert irritoi turmën dhe nxiti thirrjet “Rama ne burg”Teksa Prokuroria e Posaçme po kërkon për herë të dytë autorizimin e Kuvendit për arrestimin e saj, Belinda Balluku është shfaqur fundjavën e kaluar në koncertin e këngëtarit Ylli Limani në Tiranë, duke sfiduar hapur klimën e tensionuar politike dhe juridike që e rrethon. Por prania e ish-zv/kryeministres nuk ka kaluar pa reagime. Mësohet se prezenca e Ballukut dhe e njerëzve të afërt të saj politikë ka irrituar një pjesë të madhe të të rinjve të pranishëm, duke e kthyer koncertin në një arenë proteste kundër qeverisë. Reagimi i turmës ishte i menjëhershëm. Qindra pjesëmarrës nisën të brohorisnin kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama në burg” u dëgjuan për një kohë të gjatë, duke dominuar atmosferën e koncertit.

Brohoritjet nuk ishin të izoluara, por u përhapën në një pjesë të konsiderueshme të publikut, duke e shndërruar aktivitetin muzikor në një manifestim të hapur pakënaqësie ndaj qeverisë. Më pas, kryeministri Edi Rama reagoi publikisht ndaj ngjarjes, duke pretenduar se këngëtari Ylli Limani ishte përballur me presione dhe kërcënime për të anuluar koncertin, ndërsa shkoi edhe më tej kur akuzoi protestuesit se po shfaqnin një “frymë fashiste”. Megjithatë, reagimi i tij erdhi në një moment kur zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë dhe figurave të saj kryesore, përfshirë Belinda Ballukun, po bëhej gjithnjë e më i dukshëm edhe në aktivitete që nuk kishin lidhje direkte me politikën.

Balluku e pranishme në koncertin e Ylli Limanit

Çfarë ka ndodhur me Ballukun?

Ishte e qartë që Edi Rama ishte në siklet në momentin kur SPAK paraqiti për herë të parë kërkesën për heqje imunitetit për vendosjen e arrestit. Kryeministri gjeti një justifikim jo racional pa fantazi. Ai tha që nuk do ta shqyrtojmë çështjen derisa të flasë Gjykata Kushtetuese. Gjykata foli dhe foli kundër tij. Më pas votat e Partisë Socialiste rrëzuan kërkesën e SPAK-ut dhe nuk lejuan heqjen e imunitetit të saj. Më 12 mars 2026, Kuvendi rrëzoi me 82 vota kundër kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut, e cila në atë kohë ishte marrë e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera” në mënyrë të përsëritur. Vetë Balluku mungoi në seancë, duke hequr dorë nga e drejta e fjalës para deputetëve. Qëndrimi i mazhorancës u artikulua nga deputeti Ulsi Manja, i cili lexoi raportin e shumicës dhe hodhi poshtë argumentin e SPAK për rrezikun e prishjes së provave, me arsyetimin se ky rrezik kishte ndryshuar pas largimit të Ballukut nga detyrat ekzekutive. Opozita, nga ana tjetër, kërkoi pranimin e kërkesës së SPAK dhe zhveshjen e saj nga imuniteti parlamentar. Ishte hera e parë që nga ngritja e organeve të reja të drejtësisë që mazhoranca doli kundër një kërkese të SPAK për heqjen e imunitetit të një deputeti. Ky qëndrim solli edhe reagime ndërkombëtare.

Ambasada Britanike në Tiranëdhe ajo e SHBA theksuan se imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit, ndërsa Ambasada Gjermane kërkoi që ndjekja penale në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Me dy akuza të reja, për korrupsion dhe pastrim parash ndaj Belinda Ballukut, si dhe me sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të përfituara përmes korrupsionit, topi shkon sërish tek Edi Rama. Pyetja tani është se çfarë do të bëjë kryeministri. A do të thotë sërish se akuzat janë të lehta, siç bëri me akuzën e parë që lidhej me tenderat, apo këtë herë do ta dorëzojë imunitetin e Belinda Ballukut? Çështja merr edhe më shumë rëndesë politike, pasi akuzat e reja nga SPAK vijnë në mes të një presioni të pazakontë mbi qeverinë Rama 4, me mijëra qytetarë që prej ditësh protestojnë në shesh. Balluku përballet tashmë me dy akuza të reja nga SPAK. Përveç akuzës së parë të tetorit të vitit të kaluar, për “shkelje të barazisë në tendera”, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë ndaj Ballukut edhe për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Pse SPAK akuzon Ballukun për korrupsion?

Në qendër të hetimit të SPAK është një vilë në resortin “White Rocks” në Dhërmi, për të cilën Prokuroria e Posaçme dyshon se i përket në mënyrë të tërthortë Ballukut dhe se është përfituar si shpërblim në këmbim të favorizimit të kompanisë “Eurocol” në një tender të zhvilluar nga Albcontrol, në kohën kur Balluku drejtonte këtë institucion. Sipas SPAK, vila ka një sipërfaqe 103 metra katrorë, verandë 34 metra katrorë dhe parcelë rreth 300 metra katrorë. Prokuroria thotë se përfitimi i parregullt kap vlerën 145 mijë euro. “Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë ‘Eurocol’ sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik ‘Ëhite Rocks’, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë ‘Eurocol’ sh.p.k”, thuhet në njoftimin zyrtar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE