
Detaje tronditëse janë zbuluar nga operacioni në Maliq i cili rezultoi në vrasjen e efektivit Enea Mekolli, plagosjen e një tjetri, Edison Adrit dhe vetë të shumëkërkuarit Violand Braçellari.
Vetëm një ditë para ngjarjes më 3 qershor, 43-vjeçari ishte kallëzuar në polici nga një çoban të cilin e kishte punësuar prej vetëm 15 ditësh në stallat e tij. Sipas denoncimit Braçellari e kiahte kërcënuar me jetë dhe kishte refuzuar t’ipaguante punën e kryer.
Gajtë një kontrolli në banesën e Violand Braçellarit janë gjetur dhe sekuestruar arma kallashnikov e cila dyshohet të jetë përdorur kundër efektivëve të policisë, si edhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, sipas Shqiptarja.com.
Po ashtu hetuesit kanë arritur të gjejnë një radio-kommunikimi të ngjashme me ato të cilat përdoren nga policia e Shtetit, dylbi edhe disa dronë të cilat janë sekuestruar dhe i ndënshtohen ekspertizave për të përcaktuar funksionin dhe përdorimin e tyre.
Kujtojmë se sipas verifikimeve të kryera, Braçellari ka pasus edhe më herët probleme nga autoritetet.Në 2004-ën, kur ishtë 21 vjeç, ai është paraqitur për të kryer shërbimin ushtarak, por pas vetëm tre ditësh është larguar nga reparti dhe nuk është rikthyer më. Për këtë rast, sipas burimeve, ndaj tij ishte regjistruar edhe një procedim penal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
