
Vrasja e Erjon Pelivanit nga kunati i tij, Fatmir Talellari ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe në Shqipëri. Erjon Pelivani, 33 vjeç, kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar për disa vite me vajzën e Talellarit. Përveç kësaj, ai e shantazhonte me një video intime se do ta nxirrte në internet duke i zhvatur në këtë mënyrë para.
Dinamikën e plotë të ngjarjes e ka treguar vetë Fatmir Talellari në gjykatë. Ai ka rrëfyer si u njoh me historinë dhe mesazhet që ka parë tek celulari i vajzës.
Gjithashtu dramatike ka qenë momenti kur ka mësuar se përdhunuesi ka qenë vëllai i gruas së dytë. Talellari shpjegon se është ndjerë i tradhtuar nga një person i besuar e që kishte akses të lirë në banesën e tij.
