
Pas vrasjes në burgun e Peqinit, Forcat Operacionale po ushtrojnë kontrolle në të gjitha burgjet e sigurisë së lartë. Lajmin e bën të ditur gazetarja e Klan News Glidona Daci.
Mësohet se janë duke u kontrolluar sektorët ku janë personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të dënuar për vepra të rënda penale, në qytete të ndryshme.
“Po kryhen kontrolle te 313-a, 302-i në Burrel e Reç si dhe dy seksionet në burgun e Fushë-Krujës”, raporton gazetarja.
Kujtojmë se vrasja e të dënuarit Arben Lleshi nga një tjetër i dënuar Sokol Mjacaj bëri që të gjitha forcat e Policisë së Shtetit të mobilizohen për ruajtjen e sigurisë e rendit në burgjet e vendit. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi për gazetarët se prokuroria po kryen hetimet dhe autori do merret në pyetje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./tvklan.al
