LAJME / E Diel 7 Janar 2024, 16:04

Videoja virale, iu përmbyt lokali nga shirat, pronari shijon birrën pa e prishur terezinë

Videoja e pronarit të një lokali që po pinte birrë në vendin e përmbytur nga shirat e dendur është bërë virale në rrjet.

Andy Goodall, pronar i Rose and Crown në Worcestershire, Angli, nuk e humbi pozitivitetin pavarësisht përmbytjeve duke shijuar një birrë jashtë lokalit të tij.
Në video, burri shihet i ulur në një stol, ndërsa vendi është i gjithë i përmbytur.