LAJME / E Premte 5 Gusht 2022, 21:09

VIDEO/ Rrufe pranë “Shtëpisë së Bardhë”, marinsi braktis detyrën dhe ikën nga frika

Një rrufe ra shumë pranë “Shtëpisë së Bardhë” një ditë më parë në SHBA. Rrufeja ra në parkun “Lafayette” i cili ndodhet pranë selisë së qeverisë amerikane.

Si pasojë e rënies së rrufesë mbetën të plagosur 4 persona, dy burra dhe dy gra, të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në momentin që ka rënë rrufeja kamerat kanë kapur një marins i cili ka “braktisur” pozicionin e rojës së godinës qeveritare dhe ka ikur me vrap.