LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 22:10

VIDEO/ Rama: Historia ka vërtetuar se drejtësia si “një plumb në ballë ose gijotina” nuk është një zgjidhje afatgjatë

Gjatë një fjalimi të kohëve të fundit mbi sfidat e ndërtimit të shtetit dhe drejtësisë, Kryeministri Rama theksoi se teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë çelësi për përshpejtimin e zhvillimit institucional.

Kjo epokë e re teknologjike, sipas Kryeshefit Ekzekutiv, pritet të shkurtojë dekada pune për ndërtimin e një shteti funksional.

Sipas Ramës, historia ka vërtetuar se drejtësia e menjëhershme, e cila dikur përkthehej në ndëshkime ekstreme si “një plumb në ballë ose gijotina”, nuk është një zgjidhje afatgjatë.

E vetmja mënyrë për të mbrojtur të ardhmen e brezave, tha ai, mbetet demokracia, balanca e pushteteve dhe krijimi i një sistemi që garanton të drejtat e të gjithëve, përfshirë të akuzuarit.


Rama theksoi më tej se ndërtimi i një shteti të fortë nuk bazohet në episode të zhurmshme. Këto të fundit, megjithëse mund të ndihmojnë përkohësisht, nuk formojnë një sistem të qëndrueshëm. Baza e vërtetë e ndërtimit të shtetit qëndron në sërë hapash të ndërmarrë me durim dhe në heshtje.

Ajo që do të bëjë diferencën dhe do të ndihmojë në kapërcimin e kohës së nevojshme për të ngritur sistemin me një shpejtësi të pazakontë është përfshirja e inteligjencës artificiale. Duke marrë shembullin e administratës publike shumë të strukturuar të Francës, u nënkuptua se integrimi i teknologjisë do të jetë mekanizmi kryesor për një transformim rrënjësor të institucioneve.

PJESË NGA FJALIMI I RAMËS

… Nga ideja e drejtësisë së menjëhershme dhe plumbi në kokë ose gijotina, ato na kanë mësuar se kjo ide e demokracisë dhe balancimi i pushteteve dhe ndërtimi i një sistemi që garanton të gjithë, dhe madje garanton edhe të akuzuarit, është e vetmja mënyrë për të garantuar brezat.

Pse po ndalem në këtë pikë? Sepse dua të jem shumë i qartë me të gjithë nga përvoja ime. Besoj se kam mundësinë sot, nga kulmi i kësaj përvoje, e cila është tashmë disa vjeçare, të them se në fund të ditës, ajo që është e rëndësishme për ndërtimin e shtetit nuk është episodi, por grupi i hapave që ndërmerren me durim dhe në heshtje. Episodet e zhurmshme ndihmojnë në një mënyrë ose në një tjetër, por ato nuk e bëjnë sistemin. Dhe bindja ime për… pse Shqipëria mund ta kapërcejë me shpejtësi të jashtëzakonshme atë kohë të nevojshme për të ndërtuar sistemin, lidhet vetëm me një fakt.

Shih edhe    Baby G për Selin: “Të shesësh fytyrën tënde për finalen nuk është e zgjuar”
Me faktin që Shqipëria sot ka fatin të jetojë në epokën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Franca, ambasadori është atje, ka një nga administratat publike më të strukturuara në planet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE