LAJME / E Diel 7 Janar 2024, 01:01

Video: Persona me uniforma ushtarake i dhunuan brutalisht, 3 shqiptarët tregojnë shenjat në fytyrë e trup

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj ka siguruar videon e 3 shqiptarëve që janë dhunuar barbarisht në Mal të Zi. Të rinjtë tregojnë shenjat e dhunës në fytyrë dhe trup para se të futen në spital.

Kujtojmë se për rastin reagoi më herët ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se kishte kërkuar informacion të detajuar nga autoritetet malazeze.

Pas disa orësh, në një tjetër reagim zyrtar ministri falenderoi kryeministrin e Malit të Zi Milojoko Spajiç i cili ka reaguar për ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Herceg Novit, atje ku shqiptarët janë dhunuar nga 8 persona të veshur me uniforma ushtarake./tvklan.al