LAJME / E Mërkurë 18 Tetor 2023, 12:12

Video/ Kancelari Scholz 'le nam' në Samitin e Berlinit në Tiranë, ngatërron rrugën te shkallët e Kryeministrisë dhe niset drejt...

Kryeministrat e vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor kanë kaluar rreth 10 orë dje në Tiranë teksa mbante punimet Samiti i Berlinit, i cili zhvillonte për herë të parë një mbledhje jashtë kufijve të BE-së. 

Pas pritjes që i bëri secilit në tapetin e kuq, kryeministri Rama ishte i përqëndruar te telefoni kur homologu i tij gjerman ngatërroi rrugën për tu drejtuar në shkallët e Kryeministrisë dhe u desh ndërhyrja e gazetarëve për t’i treguar atij që po shkonte në drejtimin e gabuar.

Pasi ndryshoi drejtim së bashku me Ramën u futën në hollin e kryeministrisë, aty ku homologët europiane do të ndiqnin një vallëzim të dy balerinëve koreografi shqiptaro-francez Angelin Preljocaj kishte sjell në Tiranë, me kërkesë të Ramës.

Por teksa u fut në hollin e kryeministrisë, kreu i qeverisë duhet të ketë një marrë një mesazh të rëndësishëm, saqë për një moment u largua nga homologët e tjerë, madje duke lënë vetëm edhe kryeministrin gjerman Olaf Scholz. 

Siç duket edhe nga video, Rama fokusohet komplet i përqëndruar në ekranin e telefonit të tij deri në momentin që regjia e kryeministrisë ndryshon këndin e kameras.