LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 21:09

“Vendimmarrja e garantuar me ligj”/Balluku përballet me akuza të reja, kërkesë e re për arrestim? Ja si përgjigjet Braho

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë në lidhje me hapat e mëtejshëm ligjorë që do të ndërmerren në lidhje me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas shtimit të akuzave të reja ndaj saj.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve, i pyetur nëse SPAK do t’i drejtohet përsëri Kuvendit me një kërkesë të re për arrestimin e saj, Braho refuzoi të njoftonte vendimmarrjen.

Kreu i SPAK ka garantuar se çdo vendim i strukturës që ai drejton do të bazohet në mënyrë strikte në ligj dhe në provat e marra nga hetimi, duke shtuar se do të merren në konsideratë edhe arsyet e refuzimit të kërkesës së parë nga parlamenti.

Braho theksoi më tej se qëndrimi i SPAK-ut për këtë çështje është tashmë publik dhe se prokuroria ka vazhduar punën e saj pa u prekur nga vendimi i Kuvendit për të mos hequr imunitetin. Sipas tij, këto elementë nuk cenojnë aspak integritetin dhe besueshmërinë e institucionit në trajtimin e dosjeve të profilit të lartë, pasi faktet tregojnë se hetimet po kryhen në mënyrë të plotë dhe të pavarur.

Gjatë diskutimeve në komision, kreu i SPAK-ut u ndal edhe te problemet që imuniteti parlamentar sjell në punën e hetuesve, duke deklaruar se ndalimi i vendosjes së masave të sigurisë e vështirëson atë dhe në disa raste madje dëmton një hetim të caktuar.

“Mund t'ju them dy gjëra, ju e keni të qartë qëndrimin e SPAK-ut, si dhe mënyrën se si SPAK ka vazhduar hetimet pa asnjë refuzim të kërkesës. Faktet tregojnë se SPAK e ka bërë punën e vet. Këta elementë nuk krijojnë bindje ose dyshime për integritetin e SPAK-ut në një rast të profilit të lartë. Nuk mund të njoftoj paraprakisht vendimmarrjen për çështjet nën hetim. Ajo që garantoj është se do të jetë një vendimmarrje e garantuar me ligj, mbi provat e ofruara nga hetimi, duke marrë parasysh arsyet pse parlamenti vendosi ta refuzojë kërkesën”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE