LAJME / E Shtunë 21 Qershor 2025, 00:12

Vajza e Artan Lames bën rrëfimin dr*thërues: Ja çfarë i dhuroi i ati fundjaven që vd*q në Gjermani

Një rrëfim prekës dhe thellësisht njerëzor ka ardhur nga Lisia Lame, vajza e arkitektit dhe ish-drejtuesit të ALUIZNI-t, Artan Lame, pas ndarjes së tij nga jeta në Gjermani. Me një mesazh të shkruar në mënyrë delikate dhe me ndjeshmëri, ajo ndan me publikun përjetimin e saj të fundit me të atin, gjatë një udhëtimi në qytetin e Munihut – një udhëtim që fillimisht kishte si qëllim një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, por që përfundoi me një lamtumirë të dhimbshme.

“Mendoj se kjo ishte e vetmja vdekje që mund të ketë ndodhur pa pishmane. Unë pata nderin të kaloja një fundjavë perfekte. Me të dy prindërit dorë për dore, nëpër muzeume, kisha dhe në mesin e një qyteti të ri. Nuk mendoj që në jetën time do të ketë një fund më të lumtur sesa fakti që për një herë të fundit arrita t’i mbaja dorën Tanit, teksa më shpjegonte për stilet dhe arkitekturën, me mendje të kthjellët dhe sarkazmën që na ndiqte kudo. Nuk e di sesi e bëri, por ia doli të më bënte një dhuratë të fundit, pikërisht siç e doja…”

Kjo fundjavë, që për ta ishte pjesë e përgatitjeve për një ndërhyrje të planifikuar në një spital të specializuar në Munih, u kthye në kapitullin e fundit të një lidhjeje të fortë mes babait dhe vajzës. Artan Lame kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për një operacion të rëndësishëm në zemër. Pavarësisht pritshmërive për një rikuperim të suksesshëm, komplikacionet gjatë ndërhyrjes i morën jetën më 23 maj 2025.

Përmes fjalëve të vajzës së tij, publiku mëson jo vetëm për dhimbjen që la pas ndarja e tij, por edhe për mënyrën dinjitoze, të qetë dhe me dashuri me të cilën Lame përjetoi ditët e fundit. Në vend që të zgjidhte të largohej në heshtje, ai vendosi t’u dhuronte njerëzve të tij më të afërt një kujtim të bukur – një fundjavë me arkitekturë, art dhe ecje dorë për dore në rrugët e një qyteti që nuk ishte i vetin, por që e bëri të tillë vetëm për ta.

Ky udhëtim i fundit për Artan Lamen nuk ishte thjesht një përpjekje për shërim, por një mbyllje me hijeshi e një jete të jetuar me përkushtim, dije dhe dashuri. Figura e tij u formësua për publikun si një intelektual urbanist, i angazhuar në zhvillimin e politikave të legalizimit dhe trajtimit të pronës, por rrëfimi i Lisias i jep një tjetër dimension – atë të babait që deri në fund mbeti mësues, udhërrëfyes dhe mik i pandarë i fëmijës së tij.

Artan Lame la pas një trashëgimi të çmuar profesionale dhe njerëzore, por mbi të gjitha, siç tregojnë fjalët e vajzës, la një kujtim që nuk zbehet: një dhuratë e fundit, në formën e një fundjave të përkryer, e mbushur me dashuri, dije dhe lamtumirë të heshtur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE