
Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet te jete i Eglant Koçit i zhdukur prej 4 qershorit.
Verifikimet e mëtejshme do të tregojnë nëse bëhet fjalë për 34-vjeçarin i cili dyshohet se u ekzekutua nga Armand Shaka pasi e rrëmbeu.
Dyshimet e deritanishme të hetuesve të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës lidhen me një sasi parash digjitale që 34-vjeçari posedonte në aparatin e tij celular. Kjo pistë po konsiderohet si një nga motivet kryesore që mund të ketë çuar në rrëmbimin e tij.
Policia ka reaguar për zbulimin e një trupi të pajetë në fshatin Cerrujë, që dyshohet se i përket Eglant Kocit.
“Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.”, sqaron policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
